25 të vdekur pas atentateve në Nigeri.

25 persona kanë mbetur të vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur në një atentat të trefishtë, i cili u është atribuuar ekstremistëve islamikë. Atentati u krye në rajonin e Maidugurit, në verilindje të Nigerisë.

Sipas disa prej medieve online, autoritetet kanë bërë përgjegjës një grup islamik të quajtur Boko Haram, autor edhe i disa atentateve të tjera, kryesisht ndaj godinave të policisë.

Sipas burimeve lokale, atentatet e kryera në orët e pasdites së të dielës kanë pasur si shënjestër disa bare të hapura.

(gazetaexpress.com)




No comments:

Post a Comment