15 vjet burg për terrorizëm, klerikut indonezian, Bashir

Një gjykatë indoneziane e ka burgosur klerikun islamist, Abu Bakar Bashir, me 15 vjet burg me arsyetimin se ka ndihmuar në organizimin dhe mbledhjen e fondeve për një kamp të trajnimit të terroristëve.
Ky kamp në Açeh, kishte bashkuar militantët nga grupe të ndryshme ekstremiste që planifikonin sulme kundër të huajve dhe liderëve të moderuar islamik. Ai ishte arrestuar në muajin gusht, disa muaj pasi kampi ishte bastisur nga policia. 72 vjeçari, Bashir, me vite të tëra ju kishte bërë thirrje mbështetësve të tij që t’i bashkohen xhiadit, apo luftës së shenjtë, kundër perëndimit dhe qeverisë sekulare dhe demokratike të Indonezisë.
Ai është parë si udhëheqësi shpirtëror i grupit rajonal ekstremist, Xhemah Islamia, që është akuzuar se qëndron prapa sulmit më bombë në vitin 2002 në ishullin e Balit, sulm ky që vrau mbi 200 persona, përfshirë edhe shumë të huaj.
Qindra policë me automjete të blinduara dhe snajperë ishin vendosur sot përreth gjykatës së lartë në Xhakarta ku është lexuar vendimi për burgosjen e tij sot.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment