10 konspiracionet me te çuditshme ne bote.

Janë të shumtë ata autorë e studiues të bindur që njeriu nuk ka vënë këmbë në Hënë, por që të gjitha imazhet e astronautëve e të kapsulës që u ul në satelit, janë regjistruar në një zonë të shkretë (të ngjashme me terrenin hënor) diku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të tjerë, si në librin e famshëm “Kodi i Da Vinçit” mendojnë se njerëzimi komandohet nga sekte të fshehta, të cilat kanë në dorë fatet e ekonomisë dhe politikës botërore dhe se këtë e bëjnë duke mbajtur nën kontroll shtetet, krerët e të cilëve bëjnë pjesë në shoqëri sekrete e të gjithëpushtetshme.

Të tjerë shtyhen edhe më tej me bindjen se bota është nën kontrollin e plotë të qenieve jashtëtokësore. Teoria se hebrenjtë, përmes kontrollit të botës financiare dhe mediatike, kanë në duart e tyre fatet e njerëzimit, nuk i përket vetëm epokës hitleriane, përkundrazi lulëzon edhe sot e kësaj dite, po aq sa teoria që Ledi Diana u vra nga agjentët britanikë për shkak të fëmijës së paligjshëm që do të nxirrte në dritë pas pak muajsh. Revista amerikane “Wired”, bibla e të pasionuarve të teknologjisë, u ka kërkuar lexuesve të votojnë se cila prej teorive të komploteve është për ta më e besueshme, dhe duke u bazuar te votat ka krijuar një listë me dhjetë teoritë më të mëdha të komploteve në botë.

Ulja në Hënë, sajesë e NASA-s

Sipas një prej versioneve të konspiracionit që qarkullojnë më shumë në SHBA, do të ishte autori i njohur i romaneve të fantashkencës, Artur Klark, ai që shkroi skenarin e “filmit” që iu servir njerëzve. Skeptikët e uljes së njeriut në Hënë vërejnë shumë detaje që nuk bindin në arkivin e Apollo-s (si transkriptime të zhdukura), apo veçori të dyshimta në fotot e misionit, siç janë hijet që krijohen në drejtime të ndryshme (ndërkohë që duhet të binin të gjitha në të njëjtin drejtim). Një e treta e të intervistuarve në vitin 1970, nëse e besonin apo jo të gjithë këtë histori, mendonin se diçka nuk shkonte dhe që mund të bëhej fjalë për një vënie në skenë. Sot 94% e njerëzve pranojnë versionin zyrtar.

11 shtatori, i shkaktuar nga dora e qeverisë amerikane ose hebrenjtë

Ose hebrenjtë që militojnë në radhët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç tregon edhe një dokumentar i realizuar së fundmi, i cili kërkon të vërtetojë se nuk qe një avion ai që goditi Pentagonin, por një raketë e ushtrisë amerikane. Sipas autorëve të tij, është e pamundur që të mos mbetet asnjë shenjë nga avioni pas përplasjes dhe shpërthimit. Versioni qeveritar, sipas të cilit mbetjet e avionit u shpërbënë për shkak të shpërthimit të karburantit, thjesht nuk qëndron: është e pamundur që karburanti të shpërbëjë një model 757 pa lënë qoftë edhe një mbeturinë.

Vdekja e princeshës Diana, jo aksidentale, vrasje

Thashethemet nisën menjëherë pas aksidentit fatal që pësoi Ledi Diana dhe i dashuri i saj në vitin 1997. Teoritë që mbretërojnë janë dy: e para, vuri në skenë aksidentin vdekjeprurës për të dalë njëherë e mirë jashtë interesit të njerëzve e sidomos të mediave, ose më i besueshmi, familja mbretërore vendosi ta hiqte qafe (përmes shërbimeve sekrete) për ta ndaluar të martohej me të dashurin mysliman (gjë e papranueshme për familjen mbretërore britanike). Për të mësuar më shumë detaje rreth skenarit të dytë kushdo mund të klikojë nëAlfayed.com – Home, siti në internet i krijuar nga i ati i të dashurit të princeshës, Muhamed Al Fajed.

Hebrenjtë kanë tërësisht në kontroll Hollivudin dhe Wall Street-in

Një dorëshkrim rus i shek. XIX me titull “Protokollet e të moçmëve të Sionit”, kërkon të vërtetojë një komplot hebraik të shkallës së gjerë, për të shtënë në dorë kontrollin e financave dhe mediave botërore. Kjo do t’u jepte pushtet mbi gjithë botë. Shumë studime kanë vërtetuar se kjo teori është një sharlatanizëm, por gjendet ende në shumë gjuhë e shumë ribotime.

Hollivudi dominohet nga shkencëtarët

Lista e gjatë e yjeve të Hollivudit që kanë përqafuar dianetikën (një ide pseudoshkencore që krijon lidhje mes shpirtit, trupit dhe mendjes) ushqen thashethemet se është “Kisha e Shkencologjisë” ajo që mban në kontroll të plotë mbretërinë e kinemasë – duke krijuar marrëveshje, sajuar martesa e duke mbajtur yjet nën kontroll të pandërprerë. Sipas një teorie më të vjetër, kanë qenë hebrenjtë ata që mbanin nën kontroll Hollivudin, ndërkohë që tani shkencëtarët kanë vendosur që në krye të tij të vendoset Tom Kruiz.

Pol Mekkartni ka vdekur

Ndoshta duket e pabesueshme, por në vitin 1969 disa subjekte të rëndësishme mediatike bënë me dije se bitëllsi simpatik kishte vdekur dhe qe zëvendësuar nga dikush që i ngjante shumë. Por edhe për më skeptikët, karriera e mëpasshme e MekArtnit e bëri teorinë më pak të besueshme.

Virusi i SIDA-s, i prodhuar nga njeriu

Janë disa shkencëtarë që mendojnë se SIDA është përgatitur në një laborator. Arsyet mund të kenë qenë kërkimet për prodhimin e armëve biologjike, ose një komplot gjenetik për të zhdukur nga faqja e dheut homoseksualët dhe/ose minoritetet. Kush mund ta ketë përgatitur? Shkencëtarë të ushtrisë amerikane, shkencëtarë rusë, ose CIA-s. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se SIDA ka kaluar nga majmunët afrikanë te njerëzit.

Pula e pjekur e Kishës sterilizon njerëzit me ngjyrë

Sociologët e konsiderojnë këtë legjendë urbane që qarkullon prej dhjetëra dekadash si eko kulturore e studimeve të kryera mbi sifilizin, të kryera mbi njerëzit me ngjyrë në Tuskigi të Alabamës.

Njerëzit-zvarranikë dominojnë botën

Pasuesit e Deivid Iki, njeriut që dikur punonte si reporter i BBC-së, besojnë se njerëz të pushtetshëm si Xhorxh Bush, apo familja mbretërore britanike i përkasin një race jashtëtokësore njerëzish zvarranikë që arrijnë të ndryshojnë formën. Deivid Iki këmbëngul se Ledi Diana ia kishte rrëfyer këtë të fshehtë një shoqeje të ngushtë.

Të Iluminuarit kanë në dorë frenat e njerëzimit

Sipas kësaj teorie, liderët politikë dhe të korporatave të mëdha janë të gjithë anëtarë të një shoqërie sekrete të lashtësisë: të Iluminuarit, masonët… Fakti që këto shoqëri ekzistojnë vërtet nuk i vjen aspak në ndihmë teorisë (Xhorxh Uashingtoni ishte mason). Versionet më moderne përfshijnë Komisionin Trilateral, Rregullin e Ri Botëror dhe Shoqërinë e Kafkave dhe Kockave të Jalit.

(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment