1 milionë italianë i kalojnë pushimet vetëm me kafshët

Ka njohur rritje numri i italianëve që po shkojne me pushime këtë verë vetëm me qentë dhe macet e tyre të shtëpisë. Sipas shoqatës italianë të mbrojtjes dhe shëndetit të kafshëve “AIDA”, janë rreth 2 milionë italianë nga të cilët 2/3 gra. Në total, i kalojnë pushimet me miqtë e tyre me katër këmbë rreth 8 milionë italianë.

Gjithashtu ka një rritje në krahasim me vitet e kaluara të plazheve, hoteleve dhe institucioneve publike që lejojne mbajtjen e qenve dhe maceve.

Ndërkohë, 35% e familjeve që mbajnë qen dhe mace do t’i kalojnë pushimet në male dhe ferma. Por sipas shoqatës AIDA, italianët nuk shkojnë me pushime vetëm me macet dhe qentë e tyre. Nga 8 milionë italinët që marrim kafshët me vete, 3% prej tyre do të udhëtojnë me kanarina, lepuj, minj, papagaj etj.

Një nga arsyet që jepet se pse janë kaq të shumtë italianët që preferojnë të pushojnë vetëm me kafshët e tyre, shpjegohet me faktin se ata janë vetëm dhe nga mospasja e një partneri në krah.

(panorama.com.al)




No comments:

Post a Comment