Kjo nuk bëhet në Parlament!

Parlamenti francez duket se është kthyer në një geto.


Ditën e djeshme pasdite, gjatë seancës së përjavshme të pyetjeve ndaj qeverisë po flitej për reformën fiskale. Në momentin që kryeministri francez, Francois Fillon, po përgjigjej, deputeti Henri Emmanuelli bëri ndaj tij gjestin e shëmtuar që shihet në foto.

Ky moment është regjistruar nga kamerat e televizionit dhe tashmë po qarkullon në internet.

Deputeti rrezikon të privohet nga detyra dhe rroga e tij (1300 euro) gjatë një jave si dënim për këtë episode.

“Nuk doja të ofendoja kryeministrin. Më vjen keq që gjesti im është interpretuar kështu. Kur të kem diçka për t’i thënë zotit Fillon do ja them me anë të fjalëve dhe jo me gjeste”, është shprehur Emmanuelli.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment