Moda vjeshtë/dimër 2011

Edhe pse ndoshta deri më tani, duke u nisur nga fakti se a mbretëruar kohë e ngrohtë dhe me diell, keni shtyrë zëvendësimin e gardërobës vjeshtë/dimër, me sa duket tashmë është koha e përshtatshme të përgatiteni për ditët e ftohta.

Dizajnerët kanë prezantuar trendet kryesorë, të cilët përbëhen prej stileve dhe shijeve të ndryshme, kështu që secili mundet të gjejë diçka për shijen e tij.



Ngjyrat e vjeshtës
Gjatë kësaj vjeshte, mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta, duke filluar nga e portokallta deri tek ngjyra kafe, por nuk qëndrojnë anash as ato ngjyra që ofrojnë një shkëlqim të artë. Zgjidhni nuancat e veshjeve në ngjyrën e arit apo ngjyrës së shampanjës. Në kreacionet e vjeshtës së sivjetme ngjyrat e verdha, ajo e kuqe e mbylltë, e gjelbra e çeltë dhe ngjyra bezhë janë mjaft të përfshira. Vjeshta mund të jetë edhe me ngjyra të forta, por gjithsesi duke mos lënë anash ngjyrën e zezë. Kryesorja të dukeni bukur në atë që keni zgjedhur.

Xhaketa prej lëkure, zgjedhja më e mirë
Për periudhën kalimtare të një stine, pjesa më e mirë është xhaketa prej lëkurës. Është një lloj i veshjes, e cila pothuajse mund të kombinohet me gjithçka. Zgjidhje ka sa të doni, duke filluar nga ngjyra e zezë klasike; të shkurtra me zinxhir të dyfishtë. Gjatë kësaj vjeshte mjaft popullore janë edhe fustanet prej lëkure me gjatësi deri tek gjunjët. Xhaketat e buta kombinoni me fustane me material mëndafshi. Nëse dëshironi që të jeni në trend me të bukurën, atëherë gjithsesi se një pjesë e veshjes duhet të jetë nga leshi i pastër. Në pistat e modës kësaj radhe janë paraqitur edhe xhaketat e fryra, të cilat janë të pazëvendësueshme për ditët me shi.


Çizme me take
Edhe gjatë kësaj vjeshte, çizmet si zakonisht radhiten lartë në dëshirat e femrave. E nëse janë edhe me take, atëherë të jeni të sigurt se jeni në hap me të bukurën. Çizmet me lidhëse janë hit absolut për vjeshtën e sivjetmë. Në trend gjithsesi se janë këpucët me take por dhe çizmet e shkurta me take stabile që janë veshur gjatë verës, por nga materiali i lëkurës së butë. Kalimi nga vjeshta në stinën e vjeshtës është koha e duhur për këpucë gjysmë të hapura, me take të larta, të cilat mund t’i vishni edhe me çorapë të trasha.
/telegrafi/


No comments:

Post a Comment