Meshkujt e pranojnë që femrat janë shumë më të mira në “multi-tasking”

Meshkujt “më në fund e kanë pranuar” që femrat janë shumë më të mira se ata kur është në pyetje aftësia e të kryerit më shumë detyra njëkohësisht.

Hulumtimi i kryer nga një kompani e madhe e cila merret me pajisjet për pastrim, ka zbuluar se si......... tre të katërtat e meshkujve pajtohen që femrat janë më të suksesshme në kryerjen e katër apo më shumë gjërave në të njëjtën kohë, ndërsa ata vetë arrijnë të bëjnë më së shumti dy gjëra.
Përputhen plotësisht edhe me përgjigjet e 98 për qind të femrave, të cilat theksojnë se si me shkathtësi mund të përballen me disa detyra njëkohësisht, për dallim nga partnerët e tyre.

Një e katërta e meshkujve ka deklaruar që kur tentojnë të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë, në fund bëjnë shumë pak gjëra si duhet, ndërsa një e treta ka thënë se si në fund nuk kanë bërë asgjë si duhet.

Hulumtimi zbulon se kur është dashur të kryhet ndonjë punë, femrat janë ato që më siguri do të shkojnë deri në fund pa u ankuar.

Vetëm 16 për qind e femrave kanë deklaruar që do të kërkonin ndihmën e mashkullit.

Më shumë se dy të tretat e femrave kanë përgatitur ushqimin në shtëpi gjatë kohës derisa kanë bërë punë tjera të shtëpisë, ndërsa 68 për qind e tyre kanë kombinuar edhe rregullimet e vogla dhe pastrimin, për të cilat konsiderojnë që e kanë kryer vetëm në rrugë e sipër.

Mesatarisht, shumica e femrave kryejnë katër punë në të njëjtën kohë, me atë që katër nga pesë femra pohojnë që në të kundërtën nuk do të arrinin kurrë asgjë.

Por, po ashtu interesante është edhe se si 69 për qind e femrave pohojnë se si partnerët kurrë nuk i ndihmojnë.
/femina.al/

No comments:

Post a Comment