Bing nuk eshte me kryetari me rrogen 1 dollar

Kryetari i Bashkise se Detroitit Bing, ishte i njohur deri me tani si kryetari i Bashkise qe e kishte rrogen vjetore vetem 1 dollar. Por mediat ne Detroit zbuluan se kjo periudhe ka marre fund duke filluar nga 1 qershori i ketij viti. Televizioni Fox 2 konfirmoi se Bing merr nje rroge prej........ 158 mije dollaresh ne vit.

Ky eshte nje ndryshim i madh nga ajo qe Bing deklaroi ne fushate elektorale se do te marre vetem 1 dollar rroge nga qyteti.

Perse eshte ky ndryshim?

Nuk ka dyshime se Bing nuk eshte i varfer. Ai e shiti biznesin e tij te celikut dhe lajmi se cdo dy jave ai merr nga qyteti 6600 dollare , aq me teper pa njoftuar askend, duket pak si i turp.

Anetare te administarets se tij i thane televizionit se ata kishin "harruar" te njoftonin per rrogen e kryetarit te bashkise se kishin qene shume te zene

Fox 2 mori nje email nga Bing i cili midis te tjerash shkruante:

"Per me shume se dy vjet une i dhurova rrogen time te kryetarit te Bashkise departamentit te policise se Detroitit si nje kontribut personal qe te mbajme me shume police ne rruge. Per hir te transparences dua te bej te ditur se une kam filluar te marr rroge. Une do te vazhdoj kontributet e mija bamirese sic kam bere gjithe jeten"
/24-ore.com/

No comments:

Post a Comment