Kryeministri hollandez: Euroja është më e rëndësishme se Greqia

Kryeministri hollandez, Mark Rutte vlerësoi të premten se euroja është “më e rëndësishme” se qëndrimi i Greqisë në zonën euro, duke siguruar gjithsesi se është e “rëndësishme” që ky vend të ruajë monedhën unike dhe të shmangë falimentimin.
“Ne mendojmë se se është shumë e rëndësishme për interesin e zonës euro të shmanget një falimentim i Greqisë”, deklaroi Rutte gjatë një konference shtypi në Hagë, në përfundim të një takimi të përjavshëm të këshillit të ministrave: “por në fund të fundit, euroja është më e rëndësishme se Greqia, se përkatësia e saj në zonën euro”.

“Ky nuk është qëllimi im”, saktësoi ai lidhur me një dalje të mundshme të Greqisë nga zona euro, duke pohuar se një braktisje e monedhës unike do të thoshte largim i saj nga Bashkimi Evropian.

Duke e cilësuar si “gjë të mirë” faktin që Greqia “mesa duket” e ka lenë mënjanë idenë e një referendumi, Rutte këmbënguli ndër të tjera mbi nevojën që Greqia të zbatojë “plotësisht” dhe “sa më shpejt” paketën e ndihmës të arritur nga zona euro në Bruksel natën e mes 26 dhe 27 tetorit.
/albanews.gr/

No comments:

Post a Comment