Elvana Gjata provokon me sensualitetin

Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata nuk rri kurrë në heshtje, ajo di si të jetë në qendër të vëmendjes dhe e kërkuar nga fansat. Edhe kur nuk ka në dorë ndonjë projekt të ri muzikor apo nuk është duke realizuar ndonjë reklamë, fituesja e edicionit të 8-të të “Top Fest” realizon ndonjë shërbim fotografik, shumë “hot”, natyrisht.


Gjykuar nga kjo foto e fundit e saj, mund të themi me plot gojën se Elvana është një nga këngëtaret më të preferuara shqiptare, jo vetëm sepse është e talentuar, por edhe sepse është shumë sensuale gjithashtu dhe di të sjellë vazhdimisht risi në tregun muzikor edhe sa i takon performancës skenike.








Vazhdimisht ajo ndjek trendet më të fundit botërore në lidhje me modën, pse jo edhe duke imituar nga pak ato që quhen Diva, si Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna etj. Sido që të jetë, Elvana, e cila së fundmi është “akuzuar” se ka ndërhyrë në buzë – duke i bërë ato paksa më mishtore – duket më në formë se kurrë, duke lënë pas çdo rivale të mundshme. Jo më kot revistat më të shitura janë ato në të cilat hitbërësja e “Me ty” shfaqet në kopertinë.
/gazeta standard/

No comments:

Post a Comment