Apple ua ofron zhvilluesve versionin e dytë beta të iOS 5

Para më pak se dy diëve pas paraqitjes së arnimit të parë për përdorimin e tepërt të baterisë nga iOS 5, Apple ka paraqitur një version të ri të softuerit për zhvilluesit, duke këshilluar që lëshimi i vet publik mund të vijë më shpejt se sa që është pritur.

Apple dje postoi një beta të dytë të iOS 5.0.1 në faqen e vet për zhvillues, një përditësim për lëshimin fillestar të iOS 5 që paraqet një varg të arnimeve për vrimat që i kishte pasur, duke shtuar edhe veçori të reja në llojin për iPad.

Softueri gjatë të mërkurës erdhi në dyqanet e Apple, pak kohë pasi që Apple e kuptoi që disa përdorues kishin nevojë që të mos kishin një shpenzim aq të shpejtë të baterisë së tyre dhe këtë ata mund ta tejkalojnë duke e ngritur në versionin e ri të iOS.

Përveç përditësimit të baterisë, iOS 5.0.1 sjell gjeste për multitasking tek ata që kanë iPad origjinal, një veçori kjo e cila ishte një dobësi e madhe në lëshimin fillestare të softuerit të ri, duke marrë parasysh që betat e mëhershme e kishin veçorinë të lëshuar.
/pcworldalbanian/

No comments:

Post a Comment