Napoli-Juventus, Mazarri: Jemi në ngritje

Një ditë nga supersfida me Juventusin mjaft e rëndësishme për ecurinë e Napolit në Serinë A, trajneri i napolitanëve, Valter Mazarri doli në një konferencë për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht sfidën ndaj bardhezinjve.
Mazari vlerësoi gjendjen e skuadrës. Sipas tij, Napoli është një skuadër gjithnjë e në rritje. Ai komentoi edhe humbjen ndaj Bajernit të Mynihut në mesjave në ndeshjen e katërta të Ligës së Kampioneve.

“Në Mynih pësuam një humbje të pamerituar. Skuadra sa vjen e rritet më shumë, por ndaj Juventusit duhet të rikuperojmë më shumë energji”, tha tekniku napolitan.

Mazarri tha se renditja aktuale në tabelën e klasifikimit, nuk kërcënon postin e tij në krye të Napolit.

“Renditja? Nuk mund të hidhet poshtë kaq lehtë ajo që kam bërë këto dy vite tek Napoli”, u shpreh ai.

Ndeshja Napoli-Juventus luhet ditën e dielë në orë 20:45. Të dyja skuadrat do të tentojnë fitoren, Napoli për të ngjitur shkallët në klasifikim, ndërsa Juventus për të nisur, ndoshta shkëputjen në krye të klasifikimit e për konfirmuar kandidaturën për titull.
/top-channel.tv/

No comments:

Post a Comment