Tani Facebook ua mundëson cicërimin edhe në Twitter

Ashtu siç ishte pritur, Facebook tani ua mundëson dërgimin e përditësimeve të statusit në rrjetin Twitter. E tëra është rreth lëshimit të veçorisë për abonime: rrjeti Facebook po ua lejon që të abonoheni tek përdoruesit me të cilët nuk jeni miq, dhe nuk është vetëm ua mundësuar që t’i ofroni përditësimet tuaja publike tek përdoruesit me të cilët nuk jeni miq, por është gjithashtu duke ua mundësuar që të dërgoni përditësime edhe tek një llogari në Twitter.

Palo Alto e ka ofruar këtë veçori për faqet në Facebook para një kohe të gjatë. Është një mundësi mjaft e mirë për bizneset, bendet, figurat publike dhe çdokënd tjetër që menaxhon një faqe në Facebook dhe një llogari shoqëruese të saj në Twitter. Kjo mundësi dukshëm e kursen kohën pasi që ju duhet t’i postoni përditësimet vetëm në faqen tuaj në Facebook dhe llogaria e rrjetit Twitter automatikisht dërgon porositë e njëjta.

Tani, Facebook është duke e bërë të njëjtën gjë për profilet individuale. Kjo nënkupton që nëse keni një llogari në Twitter, ju mund ta bëni që përditësimi i statustit tuaj në Facebook të dërgojë një cicërimë edhe në llogarinë tuaj në Twitter.

Disa aplikacione të palës së tretë e kanë bërë këtë, por Facebook është treguar pedant në bllokimin e tyre. Ndërmarrja gjithmonë ka dëshiruar që ta mbajë përmbajtjen e shkëmbyer në Facebook vetëm në këtë rrjet. Siç duket, ky rrjet është duke e ndërruar qëndrimin e vet.

Ndiqni hapat e mëposhtëm për të filluar:

1. Shkoni në facebook.com/twitter;

2. Klikoni butonin e gjelbër të emërtuar “Link My Profile to Twitter”;

3. Klikoni butonin e kaltër të emërtuar “Authorize app”;

4. Jo e detyrueshme: zgjedhni se cilat gjërat nga Facebook dëshironi t’i shpërndani;

5. Jo e detyrueshme: klikonin butonin e kaltër “Save Changes”.

Sapo të keni lidhur llogaritë tuaja, llogaria juaj në Twitter do të përditësohet sa herë që ju e postoni një përditësim publik në Facebook. Megjithëse kjo veçori mundësohet sipas hapit të tretë të lartshënuar, do të ishte mirë që të zgjedhni përmbajtjen që dëshironi ta shpërdani edhe në rrjetin Twitter.
/pcworldalbanian/

No comments:

Post a Comment