Presidenti izraelit: Një sulm kundër Iranit gjithmonë e më i mundshëm

Presidenti izraelit Shimon Peres theksoi se një sulm kundër Iranit nga ana e Izraelit dhe e vendeve të tjera është “gjithmonë e më i mundshëm”.

“Shërbimet e zbulimit të disa vendeve që mbikëqyrin Iranin shqetësohen dhe nxisin drejtuesit e tyre për të paralajmëruar se Irani është i gatshëm të sigurojë armën bërthamore”, u shpreh ai në televizionin e dytë privat izraelit, i cituar nga mediat izraelite.

“Duhet t’u drejtohemi këtyre vendeve që ato të përmbushin angazhimet e tyre. Gjë që duhet të bëhet dhe ka një listë të gjatë opsionesh”, deklaroi ai.

Izraeli zhvilloi të enjten një manovër pasive mbrojtjeje duke simuluar një sulm me raketa konvencionale dhe jo konvencionale në rajonin e Tel Avivit dhe, përveç kësaj, dje kreu me sukses një provë me raketë balistike të pajisur me një sistem të ri shtytjeje.

Izraelitët janë të ndarë pothuaj në mënyrë të barabartë mes përkrahësve (41%) dhe kundërshtarëve (39%) të një sulmi kundër objekteve bërthamore iraniane, mësohet nga një sondazh.

Ndërsa Irani ka paralajmëruar se do të “ndëshkojë” Izraelin në rast sulmi.
/albanews.gr/

No comments:

Post a Comment