Upss, Sony përsëri sulmohet!


Vetëm dy ditë pasi lajmëruan se PlayStation Network po rikthehet pas sulmeve të mëhershme në këtë rrjet, ndodhi ajo çfar nuk e prisnim, kishte dhe një sulm tjetër në gaming platformën, shkruan Nyleveisa duke theksuar se Sony vet kishte provuar lëshimin pasi zbuluan metodën.


Supozohet që sulmi më i ri vjen nga i njejti grup i hakerëve që kishin hackuar më herët sistemin në 18 prill. Tani hakerët përdorin imellat, datat e lindjes të përdoruesve në PSN të cilat i kishin vjedhur më herët për të thyer sistemin e PSN, duke i resetuar fjalëkalimet, dhe duke vjedhur fjalëkalime të reja. Sony kërkoi nga gjith përdoruesit që të ndryshojnë fjalëkalimet para dy ditëve kur paralajmëroi rikthimin e PlayStation Network.

Aktualisht faqja për ndryshimin e fjalëkalimeve është e ndalur. Ka dhe një mesazh në faqe ku thuhet se nuk dihet për sa kohë do të rregullohet ky problem. Më parë, pas sulmit fillestar, kësaj kompanie i mori 3 javë kohë për ta rikthyer platformën online.

(itshqip.com)

No comments:

Post a Comment