Moska, qyteti me me shume biliarderë në botë

Cilat qytete janë të populluar me më shumë milionerë apo biliarderë? Kryeqyteti rus krenohet me plot 79 të tillë, me një rritje mahnitëse prej 21 miliarderësh vetëm brenda një viti. Më pas vjen New York me 59 miliarderë, ndjekur nga Londra në vendin e tretë me 41 të tillë. Qytete të tjera të përfshira në listë, e që kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit janë të tillë si, Mumbai, Taipei, Sao Paolo, dhe Stambolli. Një nga qytete më të lakmuara nga të pasurit, Los Angeles, çuditërisht renditet vetëm në vendin e 8-të.

Ja dhe 5 vendet e para;

Nr. 5: Stamboll Numri i bilionerëve resident: 36

Personi më i pasur në Turqi, Mehmet Emin Karamehmet, pronar i kompanisë celulare Turkcell, Husnu Ozyegin, Sarik Tara, themelues i gjikandidt të ndertimit, ENKA, etj.

Nr. 4: Hong Kong Numri i bilionerëve resident: 40

Personi më i pasur në Kinë, pronarja Hutchison Whampoa Li Ka-shing, familja Kwok, Angela Leong, trashëgimtare kazinosh, etj.

Nr. 3: Londër Numri i bilionerëve resident: 41

Personi më i pasur në Londër, Lakshmi Mittal themeluesi i kompanisë ArcelorMittal; Richard Branson, dhe Philip & Christina Green, çifti që qëndron pas kompanisë Topsho, etj.

Nr. 2: New York Numri i bilionerëve resident: 59

Mogulin e mediave Michael Bloomberg; stilistin Ralph Lauren, Donald Trump, etj.

Nr. 1: Moskë Numri i bilionerëve resident: 79

Njeriu më i pasur i Rusisë, manjati i çelikut Vladmimir Lisin, pronari I ekipit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, Yuri Milner, etj.
Me i pasuri i Turqise, Mehmet Emin Karamehmet
Me e pasura e Kines, Li Ka-shing
Londer

No comments:

Post a Comment