Man Utd, 20 milionë paund për Modricin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson do të fillon rindërtimin e ekipit gjatë afatit kalimtar të verës me ofertë prej 20 milionë paundsh për mesfushorin e Tottenham Hotspur Luka Modric.

Shpresat e Djajve të Kuq për fitimin e titullit të katërt Evropian u shkatërruan nga Barcelona që konfirmoi nevojën e kampionit të Anglisë për përforcime dhe rindërtimin e ekipit pas humbjes 3-1 në Wembley të shtunën. Sipas të përditshmes Daily Mirror, Ferguson është duke përgatitur ofertë për Modricin i cili është objektiv i tij afatgjatë.

Me veteranët Paul Scholes dhe Ryan Giggs në përfundim të karrierës, strategu i Manchester Unitedit e sheh plejmejkerin kroat si futbollistin e nevojshëm për të udhëhequr revolucionin në Old Trafford.

(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment