Shishja e verës shitet në çmimin rekord 155 mijë euro.

Çmimin rekord prej 135 mijë stërlinash ose 155 mijë euro arriti një shishe vere Chateau Latour e vitit 1961, që u shit në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Londër.Një koleksionist kinez disponoi këtë shumë për versionin “magnum” prej gjashtë litrash, që sipas ekspertëve u shit në një çmim rreth tre herë më të lartë seç pritej.

Chateau Latour është konsideruar si një nga Bordeaux më prestigjoze të Londrës dhe shitja e saj ka shënuar edhe më parë rekorde marramendëse.

No comments:

Post a Comment