Hotelet më të mirë në botë

Të gjithë kërkojnë që me rastin e pushimeve, të zgjedhin hotelin më të mirë. Por, cilët janë hotelet më të mirë në botë. Yahoo.it ka bërë një renditje. Vetëm se duhet të merrni parasysh një gjë: nuk është e thënë që hotelet më të mirë janë edhe më ekonomikë. Ja cilët janë hotelet më të mirë në botë:

Në vendin e parë është Royal Mansour, Marrakech, Marok. Ky nuk është një hotel që mund t’ja lejojnë vetes të gjithë, për vetë faktin se është krijuar Mbreti Muhamed IV. Ai nuk ka dhoma, por vetëm ria, shtëpi tipike marokene. Një natë në të kushton minimumi 2.360 dollarë.

Në vendin e dytë është Saffire Freycinet, Tasmania, Australi. Është ndërtuar në mënyrë të tillë për t’u ngjarë shtëpive në plazh. Mrekullia e këtij hoteli kushton 1450 dollarë për një dhomë dyshe në ditë.

Në vendin e tretë është Olarro, Kenia. Nëse doni të kaloni pushime paqësore dhe të qeta, ky është hoteli i duhur. Kushton duke u nisur nga 1.370 dollarë dhoma për një natë.

Më pas, në këtë renditje vijnë me radhë Le Royal Monceau-Raffles, Paris, Hotel Shangri-La, po në Paris etj.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment