Kritikët: iPad 2, tableti më i mire në treg

 
iPad 2 është tableti më i mirë që ekziston aktualisht në treg. Kjo të paktën është konsiderata e kritikëve e arritur gjatë një forumi të zhvilluar në blogun e një ndër adresave më të mira teknologike “Harsh Ajmera”.

Sipas kritikëve, iPad 2 ka revolucionalizuar mënyrën se si tabletët duhet të ndërtohen në të ardhmen dhe se si duhen përdorur ato. Por ekspertët japin edhe disa sygjerime sa i përket programeve qe duhet shkakruar, në mënyrë që përdoruesit të kënaqen më shumë me këtë tablet:

Amazon Kindle – Ekziston nje program posacërisht i ndërtuar për iPad 2, që të lejon të kesh akses në të paktën 850 mijë tituj librash.

Angry Birds – Loja më e mirë aktualisht në treg, i përshtatur edhe për këtë tablet.

UrbanSpoon – Një program që të lejon të kesh hartën e restoranteve të qytetit tuaj, përfshi këtu edhe çmimet në to.

Zite – Revista e krijuar posaçërisht për iPad, në të cilën mund të gjeni të gjitha lajmet rozë të personave VIP.

Netflix – Programi që mundëson ekranin e televizorit në tablet. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment