Adele: E adhuroj Beyoncen.


Adele është një fanse e madhe e këngëtares Beyonce dhe nuk lë rast që t’i shpëtojë pa e lavdëruar atë.
Këngëtarja e re britanike ka deklaruar: “Beyonce është pjesë e jetës sime. Gjithçka që unë bëj është frymëzuar nga ajo. Ka shumë klas, e di çfarë do dhe kontrollon çdo gjë.”

22-vjeçarja zbulon se në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit 2009 (ku Adele fitoi 2 çmime) Beyonce iu afrua dhe i kërkoi që të bënin një foto bashkë dhe pas fotos për pak sa nuk i ra të fikët.


No comments:

Post a Comment