Matura, rreth 32 mijë maturantë nësër në testim

Rreth 32 mijë maturantë do t’i nënshtrohen nesër, provimit të parë të Maturës Shtetërore, të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Ky test do të përmbajë 25 pyetje.

"Në 2 orë e gjysmë nxënesit do të kenë 25 pyetje për provimet e detyruara, që janë përkatësisht gjuhë dhe letërsi shqipe. Ndërsa provimi do te zhvillohet me 15 qershor", tha Ndriçim Mehmeti, specialist në Ministrinë e Asimit dhe Shkencës.

Por, ndryshe nga herët e tjera, sipas Mehmetit maturantët nuk do të kenë mundësi të ankimojnë provimet e tyre, pasi një test do të kalojë në tre grupe vlerësuesish.

Risi këtë maturë është se nxënësit e shkollave private do të testohen në ambientet e shkollave publike, me qëllim që ata të jenë në kushte të barabarta. Për realizimin e fondit të pyetjeve për Gjuhë dhe Letërsinë, hartuesit jane ngujuar në Agjencinë e Vlerësimit dhe Arritjeve të nxënësve.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment