Manchester United, Scholes lë futbollin

Tre ditë pas finales së Wembley të humbur ndaj Barcelonës, Paul Scholes ka zyrtarizuar lamtumirën ndaj futbollit.

Mesfushori i Manchester United, 36 vjeç, ka luajtur të gjithë karrierën e tij në “Old Trafford”, nga debutimi i tij i parë në 1994-n, duke koleksionuar 676 prezenca.

Në të ardhmen e tij është sërish United, si stërvitës i të rinjve.

Scholes ka fituar 10 tituj të Premier League dhe dy Champions League dhe ka veshur fanellën e Anglisë për 66 herë.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment