Malta i thotë “PO” divorci.

Pro divorcit votoi populli i Maltës në referendumin e djeshëm, rezultatet e të cilit bëri të ditur sot kryeministri Lorenc Gonzi.

Malta ishte vendi i fundit europian ku nuk lejohej divorci.
Referendumi mbi ligjshmërinë e tij ka kaluar me 54% të votave.
Kryeministri pranoi humbjen e tij, pasi kishte bërë fushatë për “jo”.
“Ky nuk është rezultat që unë dëshiroja, por vullneti i popullit duhet të respektohet”, tha ai. Gjithashu ai shtoi: “Parlamenti do të përpunojë një ligj për legalizimin e divorcit”.
Ky referendum ka vetëm natyrë këshillues dhe për t’u legalizuar divorci duhet të hartohet një legjislacion i veçantë.

Shefi i lëvizjes pro divorcit në Maltë, Jeffrey Pullicino Orlando, ka thënë që ky rezultat çon Maltën drejt një epoke të re ku Shteti dhe Kisha më në fund do të ndahen.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment