Duhanpirja, shqiptarët të dytët në Europë pas Turqisë

Shqiptarët renditeten të dytët në Evropë, duke lënë pas vetëm Turqinë, sa i përket pirjes së cigares.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbi 40 përqind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse, një e dhënë kjo që rezulton të jetë më e lartë se ata të publikuara deri më tani.

Sipas përllogaritjeve 895 mijë duhanpirësit e rregullt, konsumojnë mesatarisht 19.5 cigare në ditë duke shpenzuar një
total prej 1.4 milionë usd në ditë për të blerë cigare.

Ka një diferencë mes numrit të duhanpirësve femra dhe meshkuj, mes atyre në zonat urbane dhe rurale.

"Diferenca e femrave të pjesës urbane të Shqipërisë me zonën rurale ka një diferencë të madhe. Është 2.5 herë më e madhe. Ende vazhdon rritja e numrit të femrave duhanpirëse dhe vazhdon ulja e numrit të meshkujve duhanpirës. Ka një faktor për vetë faktin se është një duhanpirje e vjetër tek meshkujt, që ka shkaktuar sëmundshmëri, ka lënë pasoja në shëndet. Vazhdon, por me ritme të ulta rritja e numrit të duhanpirjes në grupmoshën 13-15 vjeç", - shpjegon Roland Shuperka, specialist në ISHP, citon GSH.

Të dhënat e marra nga studimi demografik ka nxjerrë në dritë se ka ndryshuar grup-mosha e atyre që pijnë duhan. Sipas këtij studimi, tashmë kemi një rritje të konsumuesve që në klasën e 7-të apo të 8-të, të cilët kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2004.

Në Evropë femrat duhanpirëse zënë rreth 21%, në Shqipëri ato shënojnë rreth 18% të totalit të personave që tymosin rregullisht cigare. Sipas të dhënave, në vendin tonë numërohen rreth 895 mijë duahpirës dhe më shumë se 265 mijë prej tyre janë femra.

Sipas studimit demografik një duhanpirës konsumon mesatarisht 19.7 cigare në ditë dhe sipas një përllogaritjeje nga Instituti i Shëndetit Publik, të gjithë shqiptarët së bashku shpenzojnë në ditë 1.4 milonë dollarë në ditë për cigare.
9balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment