ASUS prezanton Padfone (VIDEO)

Nëse pad-ët dhe telefonat janë kategoritë më të shpejta në rritje në konsumin teknologjik, atëherë kombinimi i fundit do të ishte një Padfone?
Kjo është ajo që Asus mendon, dhe sapo ka prezantuar një telefon të mënçur Android, i cili vjen së bashku me një tabletë.

Ndryshimi i ekranit bëhet dinamikisht, kështu që leximi i e-maileve ose shfletimet ne ueb në pjesën e telefonit, i cili zgjeron vetë figurën njëherë i lidhur me pad-in, bëhet më i lehtë. Gjithashtu bateria do të durojë më gjatë. Pajisja që Asus po i tregon botës sot përfshin një telefon të mençur 4.3 inç dhe një tabletë 10.1 inç, por kompania thotë se akoma nuk i ka vendosur përmasat përfundimtare të produktit.



No comments:

Post a Comment