Tevez te Reali, Sanchez te City, Hazard te Interi?

Sigurisht se afati i ardhshëm kalimtar veror do të jetë shumë i nxehtë, me tratativat e klubeve të mëdha evropiane për disa prej futbollistëve më të mëdhenj dhe më të talentuar të kontinentit.
Është La Gazzetta dello Sport që ka dhënë parashikimet për fatin e disa prej futbollistëve më të përfolur kohëve të fundit.

Kështu, sipas të përditshmes italiane anësori fantastik i Udineses, Alexis Sanchez, ka gjasa 50% që të kalojë te Manchester City, 40% te Interi dhe vetëm 10% te Barcelona.

Për Carlos Tevez dilemat janë shumë të mëdha, pasi sportivja beson se gjasat e Barcelonës dhe Realit për firmën e tij janë të barabarta – nga 35% të dyjat. Interi vjen në pozitën e tretë me 20%, me Juventusin prapa që ka 10% të gjasave për Tevez.

Është vlerësuar edhe e ardhmja e Wesley Sneijder që po lidhet me një kalim te Manchester United. Kështu, ka gjasa që 60% Sneijder të qëndrojë te Interi dhe 40% të transferohet në Old Trafford.

Nuk mbeti pa u vlerësuar edhe e ardhmja e Eden Hazard, të cilin GdS e sheh tashmë lojtar të Interit me 50% të gjasave për të shkuar në Meazza dhe me 30% për t’u transferuar te Liverpooli.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment