Aktorja shqiptare Evis Xheneti fejohet me kitaristin e “Korn”.


Kitaristi i grupit “Korn”0, James Shaffer (i njohur nga fansat me nofkën “Munky”) ka shpallur fejesën me aktoren shqiptare Evis Xheneti më 11 maj.
Shtypi amerikan ka intervistuar pikërisht Xhenetin, e cila ka zbuluar prapaskenat e lidhjes me artistin amerikan.

“Ai më propozoi në Paris, në majë të Kullës Eifel gjatë muzgut – ka treguar 31-vjeçarja Xheneti për ‘RadarOnline.com’ -.

Dielli po perëndonte dhe ishte super romantike”.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se rokeri 40-vjeçar i është prezantuar me një unazë diamanti vezullues prej 6 karatësh smeraldi.

“Nuk ka surpriza midis nesh”, ka shpjeguar Xheneti.

Ajo është lidhur me muzikantin që prej 6 vjetësh dhe ka shëtitur nëpër botë me bandën e tij.

“Unë e njoh atë dhe ai më njeh mua”, mjaftohet të thotë.
Megjithëse çifti nuk ka vendosur një datë zyrtare martese, Xheneti ka treguar se ajo dhe Shaffer do të bëjnë gjërat zyrtare “brenda këtij viti”.

Evisi, 31 vjeç, është shfaqur në disa filma dhe spektakle televizive në SHBA, si dhe është motra e këngëtares Xhoana Xheneti.

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment