Të verbërit: Duam të votojmë

Të verbërit këtë vit duhet të votojnë të shoqëruar. Presidenti i Shoqatës së të Verbërve profesor Sinan Tafaj shprehet se i ka bërë disa kërkesa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por nuk ka marre asnjë përgjigje prej këtij institucioni.


Shoqerimi i 10 mijë të verbërve ne qendrat e votimit, nga persona te tjere konsiderohet si diskriminim prej ketij komuniteti, duke i privuar madje edhe nga votimi i fshehte si cdo qytetar tjeter .

“Kur thuhet që votimi është i fshehtë, është shumë personal dhe shoqërimi nga persona të tjerë nuk është zgjidhja e duhur. Votimi me shoqërues është një zgjidhje që ka në thelb një farë diskriminimi, votimi me shabllon e eliminon këtë problem”, tha Tafaj.

Ne vitin 2005 shoqata e te verberve ne bashkepunim me OSBE ideoi dhe prodhoi shabllonet e pershtatshem te flete-votimit, duke u mundesuar te verberve te merrnin pjese ne votim ne masen 80 %.

Ne vitin 2007, me pajisje te posacme ata votuan vetem ne Tirane dhe Durres. Ne vitin 2009, KQZ bashkepunoi per hartimin e ketyre fleteve me nje kompani private, e cila nuk arriti t’i prodhonte sic duhej cka beri qe flete e votimit te te verberve te dilnin te pavlefshme. Nderkohe qe ne vitin 2011 ata nuk do te mund te votojne, te pakten ne menyre te fshehte. Shoqata e te verberve i eshte drejtuar edhe OSBE-së, nderkohe qe u ben thirrje te gjithe institucioneve te marrin masat per te mos shkelur të drejtat e ketij komuniteti.


No comments:

Post a Comment