Cmimet, faj edhe qeveria

Rritja e vrullshme e cmimeve në treg nuk ka ardhur vetem nga tregjet botërore, por është ndikuar edhe nga disa shkaqe të brendshëm që fajësojnë qeverinë.

Në raportin e fundit për politikën monetare, Banka e Shqipërisë thotë se një pjesë e inflacionit të rritur është shkaktuar nga politika e taksave që ka ndjekur qeveria gjatë muajve të fundit. Sipas Bankës, taksimi për herë të parë me dhjetë për qind i ilaceve si dhe disa masa të tjera fiskale e kanë rënduar edhe më rritjen e cmimeve, e cila në pjesën dërrmuese të saj është e lidhur me situatën në tregjet botërore.

Në fakt muajt e fundit qeveria ka ndërmarrë disa masa fiskale, të cilat prekin nivelin e cmimeve në treg. Vec përfshirjes së ilaceve në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, në fillim të këtij viti, qeveria vendosi të ulë edhe pragun e TVSH-së për biznesin nga 5 në 2 milionë lekë xhiro vjetore, masë e cila si efekt final rëndon indirekt barrën e taksave qe paguan konsumatori. Së fundmi, edhe rritja e shpeshtë e akcizave për disa mallra ka shtuar ndikimin tek cmimet, cka konfirmohet edhe nga ekspertët e bankës, të cilët nënvizojnë se, niveli aktual i cmimeve reflekton mes të tjerash edhe një impakt më të rritur të akcizave.

Në tre muajt e parë të vitit inflacioni mestar ishte edhe zyrtarisht katër për qind, në tavanin maksimal ligjor. Parashikimet e Bankës Qëndrore janë që qytetarët do të përballen me cmime të larta edhe për pjesën e mbetur të vitit. Cmimi i importeve, një tregues që banka e përdor për të matur koston e mallrave që Shqipëria ble nga jashtë duke e ndërthurur me zhvlerësimin e lekut euros vazhdon të rritet, duke parlajmëruar inflacion të lartë edhe për muajt në vijim.



No comments:

Post a Comment