Historianet: Te ndalet regjistrimi

Regjistrimi i popullsisë në bazë të fesë dhe etnisë është kundërshtuar ashpër nga politikanë, historianë dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme.



Sabri Godo ka kerkuar nderhyrjen e kryeministrit Berisha, qe te kundershtoje kete proces i cili do te perdoret nga pala greke, ne nje te ardhme te afert.

“Do të doja ta dëgjoja nga Berisha, nga ministri i Jashtem dhe autoritetet, sepse këtu po luhet një lojë dhe po luhet haptas fare. Mjafton që të shohim deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke që përshëndet iniciativën e Berishës dhe të qeverisë shqiptare dhe kërkon ta realizojë sa më shpejt. Përse e ka këtë ngut qeveria greke? C’i hyn në punë asaj në punë bëjmë apo nuk bëjmë ne regjistrimin? Ata duan të rrisin numrin e qytetarëve me kombësi greke në Shqipëri, në kuadër në planeve të tyre për ardhmen. Kjo duhet të ndalet me cdo kusht dhe do kontributin e gjithësecili", tha Godo.

Drejtoresha e Arkivit te Shtetit, Nevila Nika ka treguar se shume pak familje e dine prejardhjen e tyre dhe gjithshka mund te vertetohet ne arkiv.

"Pak familje në Shqipëri kanë pemë familje për të ditur saktësisht origjinën e tyre. Ka një mosinformim dhe është e dhimbshme që pak njerëz e dinë prejardhjen e tyre”, tha Nika.

Ky regjistrim, i cili kerkohet me ngulm nga pala greke duhet te ndalet, pasi do te sjelle shifra fiktive.

"Prej disa muajsh vendi është përshirë në këtë debat. Janë përfshirë në këtë debat politikanë, analistë apo edhe qytetarë të thjeshtë. Në vlerësimin tim një angazhim i tillë pati një rezultat tepër të rëndësishëm: shtyrjen e regjistrimit dhe realizimin e një regjistrimi të saktë”, tha Drejtori i Sektorit te Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut dhe Minoriteteve ne Ministrine e Jasthme, Qirjako Qirko.

Keto 20 vitet e fundit mbi një e treta e popullsisë ka emigruar cka ka sjelle qe nje pjese e femijëve emigrante te mos dine gjuhen shqipe, nje problem i cili kerkon zgjidhje.

Sot ne Diten e perkujtimit te Deshmoreve, peticionit te Aleances Kuqezi, per te kundershtuar regjistrimin e popullsise sipas etnise dhe fese i jane shtuar edhe firmat e familjareve te Heroit te Popullit, Musa Fratari.

E nisur sot fushata e Aleancës Kuqezi do te vijoje ne mbeshtetjen e ketij peticioni nga familjaret e heronjve e deshmoreve te luftes.


No comments:

Post a Comment