Mbledhja e KQZ-së, "shfaqen" kuti të tjera për numërim

Është ndërprerë rreth orës 11:40 për një pushim mbledhja e KQZ. Para ndërprerjes, kryetari Ristani tha se mbledhja do të vijojë pas pushimit me numërimin e 30 kutive, kur pritej që në shqyrtim do të merreshin 8 kutitë e mbetura të njësisë nr 5. Sipas Ristanit, 8 kutive të njësisë 5 do t'u shtohen edhe... ....22 kuti të tjera, ku dyshohet se ka fletë të kontestuara.


Protesta para KQZ-së, Ahmetaj: Ne nuk lëvizim nga bedenat tona


Ndërsa numri i protestuesve para KQZ vijon të rritet, pavarësisht rritjes së temperaturës, deputetë të Partisë Socialiste u janë bashkuar atyre dhe kanë mbajtur edhe fjalën e tyre.
Arben Ahmetaj tha para qytetarëve protestues:
"Boll më kemi toleruar, boll më kemi duruar! N.q.s ndonjëri mendon se do të thyejë vullnetin tonë për votën e lirë, e ka gabim! Ne jemi shumë.
Ne nuk lëvizim nga bedenat tona deri sa ata brenda të largohen".

Ndërsa deputetja Ledi Shamku tha:
"Fitorja është me ne, fitorja është e jona. Sali Berisha si gjithë diktaturët do ta izolojë vendin nga Europa. Unë i them Saliut: Ato shifra që ti përmend, nuk janë numra, janë shqiptarë që të urrejnë dhe të thohë: Çohu dhe ik e lëre këtë vend të marrë frymë lirisht! Shqipëria jo me dhjetë vota, por me mijëra zemra ka vendosur të rrijë këtu. Para një viti ne ishim gati të vdisnim për votën e lirë. PS është rojë e vullnetit njerëzor. Të gjithë e dinë se ç'uragan vjen pas nëse përmbyset vota e lirë. I them Saliut se ke një uragan që do të shpërthejë si ujërat e Drinit, e që ti nuk do të dish të përballesh me të".


Nis mbledhja e KQZ-së, sot numërohen 8 kutitë e njësisë 5

Ka nisur rreth orës 10:20 mbledhja e KQZ, ku fillimisht po merren në shqyrtim ankimimet e disa partive. Gjithashtu, në orët në vijim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me numërimin e "votave në kutitë e gabuara", 8 të tilla, që i përkasin njësisë nr 5.


Ndërkohë, jashtë ambienteve të KQZ, qindra qytetarë janë mbledhur në një protestë paqësore që kundërshton mënyrën se si po vepron ky komision dhe kreu Ristani për rivlerësimin e rezultatit të Tiranës.


Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Pallatit të Kongreseve, ndërsa numri i protestuesve pritet të rritet më vonë gjatë ditës, pasi atyre do t'u bashkohen qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit.
(www.shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment