KQZ hap kutitë e njësisë 5 Rama-Basha 13 vota secili Opozita: Protestat s'ndalen

Dhjetra milintatë të ardhur dhe nga rrethet dhe deputetët socialistë u vendosen edhe sot para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor. Ndersa protestuan mbi 2 ore perfaqesues te PS deklaruan se janë të vendosur të vazhdojnë të protestojnë dhe te dielen në mbrotje të votës së lirë. Ndersa jashte protestohej KQZ vijoi me mbledhjet per shqyrtimin e ankimimeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor të 8 majit si dhe ne mbremje vone vendosi hapjen e kutive per njesine numer 5 per leximin e votave te kontestuara. Pak para se të niste numërimi i kutive për njësitë numër 5, KQZ kishte numeruar vetëm 90 kuti votimi ku ishin gjetur 443 vota të panumëruara. Nga këto vota u gjetën 20 fletë të pavlefshme. Mësohet se nga fletët e kontestuara 151 vota ishin për Lulzim Bashën, për kandidatin Edi Rama 61 kurse per Hysni Milloshin 2 flete votimi. Nga votat e kontestuara vetem ne 14 kuti te njesise bashkiake nr 5, Basha ka marre 13 vota, Rama 13 vota.


KQZ MBYLL MBLEDHJEN PASI HAPET KUTIA E 14 PËR NJËSINË 5
Ora 00:40-Me kutitë e 14 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 104 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë ne total 164 vota në total, Rama 74 vota. Paraditen e se dieles do te numerohen dhe 8 kutite e mbetura nga njesia bashkiake numer 5 e Tiranes. KQZ mbylli mbledhjen ndersa perfaqesues ligjore te PS kontestuan gjate gjtihe kohes hapjen dhe numerimin e fleteve te kontestuara.

KQZ, HAPET KUTIA E 13 PËR NJËSINË 5
Ora 00:25-Me kutitë e 13 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 103 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë ne total 164 vota në total, Rama 73 vota.

KQZ, HAPET KUTIA E 12 PËR NJËSINË 5
Ora 00:20-Me kutitë e 12 që u hap sot ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 102 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 163 vota në total, Rama 72 vota.

KQZ, HAPET KUTIA E 11 PËR NJËSINË 5
Ora 00:15-Me kutitë e 11 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 101 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 162 vota në total, Rama 71 vota.

KQZ, HAPET KUTIA E 10 PËR NJËSINË 5
Ora 00:05-Me kutitë e 10 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 100 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 158 vota në total, Rama 69 vota.

KQZ, HAPET KUTIA E 9 PËR NJËSINË 5
Ora 23:50-Me kutitë e 9 që u hap sot në mbrëmje numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 99 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 157 vota në total, Rama 68 vota.

SUBASHI LARGOHET NGA KQZ: JEPNI REZULTATIN PER TIRANEN CDO VEPRIM ESHTE JOLIGJOR
Ora 23:40-Nenkryetarja e KQZ, Deshira Subashi ka komentuar pergjate numerimit te kutive per njesine nr 5 se keto veprime nuk jane ligjore. Subashi kerkoi te llogaritet shumatorja e tabelave permbledhese per rezultatin e Tiranes dhe te nderpritet procedura e leximit te fleteve te kontestuara. Sipas saj cdo veprim qe po kryen KQZ cenon rezultatin per Tiranen. Pas deklarates, Subashi eshte larguar nga mbledhja e KQZ.

KQZ, HAPET KUTIA E 8 PËR NJËSINË 5
Ora 23:20-Me kutitë e 8 që u hap sot në mbrëmje numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 98 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 156 vota në total, Rama 64.

KQZ, HAPET KUTIA E 7 PËR NJËSINË 5
Ora 23:00-Me kutitë e 7 që u hap sot në mbrëmje numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 97 kuti. Basha ka marrë 155 vota, Rama 64.

KQZ, HAPET KUTIA E 6 PËR NJËSINË 5
Ora 22:55-Me kutitë e 6 që u hap sot në mbrëmje numri në total I kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 96 kuti. Basha ka marrë 154 vota, Rama 64. Komisionere socialiste gjate gjithe kohes qe numerohen votat kane kontestuar kete numerim.

KQZ, HAPET KUTIA E 5 PËR NJËSINË 5
Ora 22:30-Me kutitë e pestë që u hap sot në mbrëmje numri në total I kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 95 kuti. Basha ka marrë 153 vota, Rama 64 vota. Ndërkohë priten të hapen dhe 17 kuti dhe parashikohet që numërimi të zgjasë deri në mesnatë

KQZ, HAPET KUTIA E KATËRT PËR NJËSINË 5
Ora 22:20-Hapet kutia e katërt për njësinë bashkiake nr 5 në Tiranë. Në total numri i kutive të hapura shkon 94 ku Basha ka 152 vota, Rama 64. Ndërkohë priten të hapen dhe 18 kuti dhe parashikohet që numërimi të zgjasë deri në mesnatë

KQZ, HAPET KUTIA E TRETË PËR NJËSINË 5, PRITEN DHE 19 KUTI
Ora 22:00-Hapet kutia e tretë për njësinë bashkiake numër 5, duke cuar kështu numrin e kutive në total në 93. deri tani Basha kryeson me 151 vota Rama me 64 nga fletët e kontestuara të gjetura në kuti.
Ndërkohë priten të hapen dhe 19 kuti dhe parashikohet që numërimi të zgjasë deri në mesnatë.

KQZ, HAPET KUTIA E DYTË PËR NJËSINË 5
Ora 21:45-Vijon në KQZ hapja e kutive për njësinë numër 5. Aktualisht është hapur kutia e dytë ku u gjet një fletë e kontestuar. Rezultati 92 kuti të hapura në total , Basha 151, Rama 63 vota.

KQZ NIS MBLEDHJA, HAPET KUTIA E PARË E NJËSISË NUMËR 5
Ora 21:00-Me hapjen e kutisë së parë për njësinë numër 5 për fletë të kontestuara, numri gjithsej i kutive të hapura arrin në 91. Deri tani Basha 151 vota, Rama 62.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment