Lipi: Nuk dua më të drejtoj në Itali

Tekniku i njohur italian, Marçelo Lipi, është shprehur se nuk ka më dëshirë që të drejtojë ndonjë klub në Itali. Sipas Lipit, të drejtosh në Itali është e vështirë, duke qenë se nëse humbet dy ndeshje, nuk zbavit më askënd. Për më tepër, Lipi thotë se atë që ka pasur për të bërë në Itali, tashmë e ka bërë dhe nuk ka se çfarë të kërkojë më nga futbolli italian. Ish-tekniku i kombëtares italiane, që e shpalli kampione botë në vitin 2006, është shprehur se këtë vit do të shqyrtojë me interes të gjitha ofertat që do t’i vijnë, gjë që nuk e bëri vitin e kaluar, pasi kërkonte që ta bënte pushim. Lipi ka thënë se do të preferonte që të merrte drejtimin e ndonjë kombëtareje, në vend të një klubi.

No comments:

Post a Comment