Murinjo e Ronaldo: Na vodhën

Dy portugezët e Realit, Hoze Murinjo dhe Kristiano Ronaldo, sërish kanë mbetur të pakënaqur nga gjykimi në ndeshjen me Barcelonën. Këtë herë, as Murinjo dhe as Ronaldo nuk kanë folur. Por, gjatë kohës kur kanë qenë duke u larguar në aeroport, të dy ata kanë bërë shenjën e vjedhjes, që vlen më shumë se fjalët. Në fakt, pas ndeshjes, ishte zëvendësi i Murinjos, Karanka, i cili u shpreh i pakënaqur me gjykimin, sidomos në rastin e golit të anulluar të Higuain, kur ndeshja ishte 0-0. Për madrilenët, ai gol do të ndryshonte ndeshjen, e cila deri në ato momente ishte e ekuilibruar.

No comments:

Post a Comment