Debate për dhunë ndaj një anësoreje në Britani

Në Britaninë e Madhe kanë plasur polemikat, pas një veprimi të mbrojtësit Kevin McNaughton, i cili gjatë ndeshjes mes Kardifit dhe Midëllsbrout ka përplasur arbitrin anësor, që ishte femër. Mbrojtësi është përplasur dhunshëm me të, por, pavarësisht kësaj, ai nuk i ka kërkuar falje anësores Sian Massey. Ky akt, nga spektatorët anglezë dhe komentatorët është cilësuar si shumë i dhunshëm dhe me baza seksizmi. Për këtë arsye, ata kërkojnë që mbrojtësi të kërkojë ndjesë.

No comments:

Post a Comment