Liderë bëjnë homazhe në ditën kombëtarë të dëshmorëve

Topi në Dibër
Presidenti i Republikës, Bamir Topi me rastin e 5 majit, ditës së nderimit të dëshmorëve ka bërë homazhe tek "Varrezat e Dëshmorëve" në Peshkopi. Në fjalën e tij Topi është shprehur se kishte zjgehur në këtë ditë të vizitonte Dibrën për shkak se ky vend shquhet për patriotizëm. "Erdha për ta përkujtuar këtë ditë në Dibër, sepse Dibra si çdo qelizë e tokës shqiptare është një zonë e shquar patriotizmi me vlera të mëdha historike dhe besoj që gjithçka që ne gëzojmë sot, gjithçka që ne po ndërtojmë sot drejt rrugës për në Bashkimin Evropian", tha Topi. Më pas, në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve, Presidenti Topi i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi, Prefekti Genc Sharku, deputeti Sherefedin Shehu dhe anëtarë të Kabinetit, zhvilloi më pas vizita në familjet e dëshmorëve dibranë.
Berisha tek monumenti "Nëna Shqipëri"
Kryeministri, Sali Berisha ka bërë homazh në ditën kombëtare të dëshmorëve tek monumenti "Nëna Shqipëri". Berisha është shprehur se përulet me nderim para njerëzve që dhanë jetën për liri dhe shtoi se sot Shqipëria është e lirë dhe e sigurt pasi është anëtare e NATO-s dhe qytetarët e saj kanë të drejtë të lëvizin lirish në Evropës. Kryeministri ka nënvizuar se shqiptarët u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e 8 majit si evropianë. Ai ftoi që qytetarët të japin kontributi ne tyre për një proces sa më të mirë dhe demokratik.
Rama tek "Dëshmorët e Kombit"
Në Ditën e Dëshmorëve, lideri i opozitës, Edi Rama, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet. I shoqëruar nga deputetë të tjerë të opozitës, Rama ka vendosur kurora me lule në memorialin "Nënë Shqipëri". Duke lënë mënjanë fushatën, Rama tha për mediat se dita e sotme është një ditë nderimi për heronjtë dhe dëshmorët e këtij vendi që u sakrifikuan për një vend më të mirë, për një ëndërr e cila ende vazhdon. "Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të këtij vendi! Të gjithë atyre që u sakrifikuan për një vend më të mirë, për ideale të pastra dhe ëndrra që mbeten sot e gjithë ditën ëndrrat e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi. Ëndrra që të gjithë sëbashku kemi detyrimin të punojmë për t'i realizuar", tha Rama.

No comments:

Post a Comment