Godasin rojen e kazinosë dhe marrin 40 mijë lek

Korçë - Një punonjës sigurie në një kazino në Korçë është goditur me sende të forta në kokë nga dy persona ende të paidentifikuar. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje bën të ditur se dy personat e paidentifikuar ende kanë hyrë me pretendimin për të luajtur tek lojërat e fatit në këtë lokal, dhe duke qenë nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me rojën F.K, 46 vjeç, duke e goditur me pas me send të forta në kokë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu pretendohet se keta persona para largimit të tyre kanë përvetësuar edhe shumën prej 40 mijë lekesh të reja.

No comments:

Post a Comment