Vangjel Tavo padit kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, i cili vendosi që të kalonte tek LSI-së, ka paditur kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, pasi ky i fundit e ka akuzuar se ka përfituar prona, si pasojë e kalimit tek LSI-ja.Tavo thotë se Bime gënjen dhe për këtë arsye e ka paditur, duke kërkuar nga ky i fundit një dëmshpërblim prej 200 milionë lekë të vjetra.
Padia e Tavos bëhet në kohën kur fushata është në fundin e saj, në një kohë që Flamur Bime rikandidon sërish për kreun e bashkisë së Gjirokastrës.

No comments:

Post a Comment