Ndryshojne serish tekstet


170 tituj te rinj librash do te hidhen ne qarkullim kete vit te ri shkollor nga Ministria e Arsimit. Keshillatari i ministrit Jovan Kristiqi, tha se tekstet nga klasa e pare dhe deri ne te pesten si dhe per klasen e 12 –te do te jene teresisht te rinj.
Ndryshimi i programve mesimore do te vij si pasoje e ngarkeses se larte dhe cilesise se ulet qe eshte verejtur ne tekstet e meparshme tha Kristiqi.

Kete vit, do te ndryshohet edhe historia dhe gjeografia e klases se 12-te te cilat u kontestuan me force per gabimet e tyre. Librat do te hartohe nga autore dhe shtepi botuese te cilat mund te jene prodhuese te dhjetra titujve. Nje autor mund te punoj per disa tituj dhe nje shtepi botuese per disa libra.

Botimi i disa librave nga i njejti autor ka shkaktuar polemika per shkak te dyshimeve per favorizime nderkohe qe ndryshimi i shpeshte i teksteve shkollore ka shkaktuar probleme dhe ngarkese te larte tek nxenesit dhe prinderit. Alterteksti eshte nje projekt, i cili eshte kudeshtua nga shume mesues, prinder edhe nxenes pasi ka rritur ngarkesen tek nxenesit dhe ndryshimin e pervitshem te tyre.
(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment