Kolegji Zgjedhor miraton prodhimin e vulave rezervë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste, kundër prodhimit të vulave rezervë për zgjedhjet lokale të 8 majit. PS kishte ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thekson se prodhimi i vulave rezervë do të cënonte integritetin e zgjedhjeve pasi lihet i "shteg" komisionerëve zonalë për manipulime. KQZ ka argumentuar se prodhimi i vulave rezervë është vetëm një masë paraprake për të parandaluar bllokimin e procesit zgjedhor nga largimi I mundshëm i komisionerëve bashkë me vulën. Vendimi i Kolegjit ishte pro vendimit të KQZ-së për të prodhuar vula rezervë.

No comments:

Post a Comment