Një nga punët më të veshtira në botë



Detyra e rojes në Buckingham Palace është konsideruar si një nga punët më të këqija në ushtrinë britanike.

Përveç faktit se ata duhet të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra, pa qeshur pasi nuk lejohet, ata duhet edhe të duken sa më mirë.

Ushtarët harxhojnë disa orë çdo ditë duke pastruar uniformat e tyre për një nga shumë kontrollet që kanë mundësi të përballen përpara se të zënë pozicionet e tyre jashtë pallatit mbretëror.

Çdo ushtar që duket më pak i “pëlqyeshëm” nga ana e respektimit të këtyre rregullave, ka shumë mundësi të ndëshkohet, dhe si dënim detyrohet të qëndrojë roje me turn të zgjatur.



No comments:

Post a Comment