Gjermani: Arrestohet politikani, vodhi letrat e WC-së

Policia gjermane në Berlin, arrestoi një politikan me dyshimin se ka vjedhur letrat e WC-së. Shtëpiakët vërejtën se mungojnë dyqind role të letrës së WC-së dhe vendosën ta kërkojnë fajtorin.
Gjurmët çuan te politikani 24 vjeçar Frank-Michael John, anëtar i partisë majtiste Die Linke, e cila merr pjesë në punën e këshillit rajonal Straisund në veri të Gjermanisë. Shtëpiakët e kapën hajdutin tek po dilte nga WC-ja me një role letre në dorë, ndërsa rolën tjetër e kishte futur në çantë. Lajmin për arrestimin e tij e vërtetoi edhe policia lokale. “Jemi duke vazhduar hetimet lidhur me dyshimin për vjedhje të disa sendeve me vlerë të vogël”, tha zëdhënësi i policisë dhe shtoi se vlera e tërë pronës së përvetësuar ilegalisht nuk është më e madhe se 100 euro.





http://www.tiranaobserver.com.al

No comments:

Post a Comment