Presidenti çek vjedh… një stilolaps (VIDEO)

Një video e Vaclav Klaus, presidentit të Republikës Ceke, në të cilën duket se përvetëson një stilolaps gjatë një konference shtypi së bashku me homologun kilen, Sebastian Pinera, po shkakton shumë debate në internet. Imazhet në Youtube janë parë nga mijëra persona në të gjithë botën. Ndërkohë që Pinera përshëndet gazetarët, videoja tregon presidentin Klaus që hap kutinë në të cilën ndodhet stilolapsi, e fut poshtë tavolinës dhe më pas drejt e në xhep. Në fund, rregullon xhaketën dhe mbyll kutinë nga kishte marrë stilolapsin.Zëdhënësi i presidentit deklaroi se objekti ishte një dhuratë për presidentin çek dhe nuk bëhet fjalë për vjedhje.Në një bar në Pragë u vendos një shkrim ironik: “Kërkohet një stilolaps luksoz. I lutemi atij që e gjen që ta dërgojë menjëherë në ambasadën e Kilit.”

No comments:

Post a Comment