Del Piero: Sot është një ditë e veçantë për mua

Alesandro Del Piero është shprehur shumë i lumtur gjatë ditës së sotme në faqen e tij zyrtare në Facebook. Kapiteni i Juventusit shkruante se “sot është një ditë e veçantë për mua”. E gjithë kjo ka të bëjë me rinovimin e kontratës me bardhezinjtë edhe për një vit. Kontrata pritet që të rinovohet gjatë ditës së sotme, pas marrëveshjes së arritur gjatë ditës së djeshme mes vëllait të Del Pieros dhe drejtorit sportiv të Juventusit, Bepe Marota. Del Piero kontratën e parë me Juventusin e ka nënshkruar në vitin e largët 1993 dhe bardhezinjtë kanë qenë i vetmi ekip me të cilin ai është aktivizuar. Tashmë ai është kthyer në legjendën e Juventusit, duke thyer çdo rekord të mundshëm dhe duke u kthyer në idhullin e pavdekshëm të tifozëve.



No comments:

Post a Comment