Del Neri përgatit lamtumirën nga Juventusi

Fitorja ndaj Lacios nuk e mban me shpresë trajnerin për të ardhmen: Në fund të sezonit, rrugët tona mund të ndahen
Fitorja kundër Lacios vetëm sa ka konfirmuar një koncept që prej kohësh qëndron i qartë. Juventus do të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar me Del Nerin deri në fund të sezonit e më pas do shihet. Këtë ka pranuar dhe vetë tekniku duke thënë:



“Ka shumë mundësi që rrugët të ndahen”. Fitorja kundër Lacios duket se e ka ushqyer me oksigjen Del Nerin, pavarësisht se ky i fundit e ka kuptuar se aventurës së tij në Torino po i vjen fundi. Fjalët e tij në dhomat e zhveshjes ishin evidente në shumë aspekte:

“Rreth të ardhmes sime s’kam asgjë për të thënë, me shumë mundësi në fund të sezonit rrugët tona do ndahen, gjithsesi të shohim,” ka pranuar tekniku. “Tani për tani mendoj vetëm për fitoren, e cila na ka afruar në një pozicion të rëndësishëm. Janë shumë skuadra që luftojnë për këtë vend.”

Me shumë mundësi klubi do ta ndërrojë trajnerin. E ardhmja e pankinës bardhezi nuk do të jetë Del Neri, por me shumë mundësi do të thirret Maxarri, që dalëngadalë po i përqaset edhe më shumë “Zonjës së Vjetër”. Tashmë as kualifikimi në Champions nuk mund ta rikthejë dot pasionin mes Juves dhe Del Nerit.

Tekniku është gati të bëjë valixhet për t’iu rikthyer ish-skuadrës së tij, Atalantës. Në pankinën bardhezi ka dëshirë të ulet Maxarri. Tekniku i Napolit po bën gjithçka për të fituar besimin e Marotës çka i ka shkaktuar përplasjet me presidentin aktual të tij, De Laurentis.

Gjithçka duket në avantazh të klubit torinez, të cilët projektin e ri kanë dëshirë ta rifillojën me teknikun livornez në krye. Spekulimet e orëve të fundit për një largim të tij tek Roma nuk janë shqetësuese. Maxarri i veshur verdhekuq? As si hipotezë nuk do të pranohej.

Ndërsa Del Neri po përgatit lamtumirën e tij, Maxarri po përgatitet për ankorimin në Torino. Teknikun e Napolit e pret një detyrë e vështirë. Vetëm para një muaji ai dhe De Laurentis betoheshin për një dashuri të përjetshme, ndërsa tashmë kanë ndodhur krisjet e para.

Diskutimet e fundit të teknikut që sheh një të ardhme të mundshme tek bardhezinjtë nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit napolitan. E të mendosh që mes tyre ka pasur edhe sugjerime rreth merkatos për Championsin e ardhshëm.

Por faktikisht tashmë De Laurentis nuk e sheh më të domosdoshëm Maxarrin dhe ka filluar të marrë në konsideratë për të ardhmen emrat e Rosit dhe Gasperinit. Në këtë mënyrë Juvja e ka rrugën e lirë për të marrë Maxarrin, të cilin klubi e konsideron si njeriun e duhur edhe pse tifozët do dëshironin Antonio Konten apo Villas Boas, si alternativa për stolin bardhezi.

Juventus

Marota fikson mbarimin e kontratave
Sezoni ende s’ka mbaruar, por në shtëpinë e Juventusit po mendohet rreth së ardhmes. Drejtuesi Marota flet rreth dy çështjeve shumë të rëndësishme, duke filluar me rinovimin e kontratës së Del Pieros: “Mes Aleksit dhe presidentit Anjeli ekziston një marrëveshje verbale dhe besoj se në pak javë do të finalizohet gjithçka, mbeten vetëm disa detaje të vogla për t’u sistemuar.

Akuilani? Sa i përket rregullave ndërkombëtarë na duhet të ushtrojmë të drejtën për ta riblerë lojtarin më 15 maj ose më vonë. Në këto ditë do shohim çfarë do të bëjmë. Duhet të diskutojmë me Liverpulin rreth shifrës së nevojshme për ta mbajtur sërish lojtarin në skuadër.”

Lacio

Reja ankohet për mungesë 11-metërshash
Edi Reja vazhdon të qëndrojë me Lotiton. Tekniku i Lacios ka folur shumë pak rreth lojës, mbi disfatën e ekipit të tij me Juven, duke u përqëndruar më shumë në gabimet arbitrare. “U bë kohë tashmë që kemi disa gjëra për të paditur, por dihet se e folura s’ka vlerë.

Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por ramë pas asaj penalltie që nuk na u akordua dhe pas daljes me karton të kuq të Ledezmës,” ka thënë tekniku i të baredhekaltërve. “Episodi i Flokarit mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Ka arbitra që japin penallti qoftë edhe për një prekje të vogël, por me sa duket ne nuk jemi pjesë e atij grupi që gëzojnë këto favore.”

Është në epërsi në ndeshjet direkte me rivalët

Championsi, shifrat flasin për “Zonjën”
Tani po që “djegin” shumë ato të dy pikë të lëna kot në ndeshjen kundër Katanias në Torino. Sidomos tashmë që Championsi është vetëm 4 pikë larg ndërsa Europa Ligë vetëm 3.

Fitorja e Juves në ndaj Lacios jo vetëm që ul keqardhjen, por tashmë rrit edhe shpresat, për më tepër që statistikat flasin në favor të Del Nerit. Juventusi është favorit në takimet direkte me tre rivalët për vendin e 4-t. Kjo do të ishte primare në rast se Juventusi do ta mbyllte sezonin në vend të katërt, me pikë të barabarta me një nga këto ekipe duke qenë se dhe rregullat favorizojnë takimet direkte.

Ja se kush janë detajet që e favorizojnë Juven në këtë sezon: me Lacion (2-1, 1-0); me Romën (1-1, 2-0); me Udinezen (1-2, 4-0). Por për të mos mjaftuar Juvja është favorite në statistika edhe me skuadrat kryesuese, përfshi këtu edhe Milanin e Napolin, edhe pse me këta të fundit duhet të luajë ende.

Juventusi me këto skuadra ka 6 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Por edhe në të kaluarën shifrat sërish qëndrojnë në favor. Ndeshja e fundit në “Olimpiko” ishte rezultati i 7 radhazi që Juvja nuk pëson humbje dhe transferta e tretë pa pësuar gol. A mjaftojnë këto statistika për të kapur Europën?

Kapiteni e mesfushori: Llogaritë bëhen në fund

Del Piero dhe Markizio nuk dorëzohen
Vendi i katërt? Është akoma i mundur, por ka shumë çështje të hapura: duhet të shikojmë veten tonë dhe të shpfresojmë që të dalin në interesin tonë edhe rezultatet e rivalëve tanë. Ne punojmë për të bërë 9 pikë, pastaj kemi në avantazh takimet direkte”.

Klaudio Markizio, në ditën e prezantimit të adresës së tij të re në Internet, motivon Juventusin. Mesfushori pastaj kthehet te ndeshja e “Olimpikos”: “A ishte një penallti për Lacion? E vërtetë, por ishte edhe një për ne. Do të luftojmë deri në fund dhe pastaj do të marrim atë që kemi mbjellë.

Europën e duam, edhe për të nisur mirë ecurinë në stadiumin e ri. Kundër Lacios skuadra luajti mirë, edhe pse vuajti. Jam i kënaqur për golin e Pepes. Unë dhe ai kemi të njëjtin rol, kështu që e di se ç’do të thotë të mbrosh dhe pastaj të kundërsulmosh”.

Edhe kapiteni Del Piero shpreson, ndonëse kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë: “T’i marrim ndeshjet me radhë, - tha sulmuesi juventin. - Duhet të mendojmë për tripikëshin ndaj Kievos një herë, pastaj për atë të radhës në Parmë dhe në fund për atë kundër Napolit në “San Paolo”. Atëherë le t’i bëjmë llogaritë të gjithë së bashku”, - e mbyll Del Piero.

No comments:

Post a Comment