Ferguson: Do t’i kërkojë këshilla Murinjos për të mundur Barçën

Më 28 maj në “Uembli”, nuk do të jetë e lehtë që të mundë Barcelonën dhe të fitojë Ligën e Kampioneve. Megjithatë, trajneri i Mançester Junaited, Aleks Ferguson, është i qetë. Tekniku skocez ka thënë se për të mundur Barcelonën, ai do të kërkojë këshilla nga portugezi Hoze Murinjo, i cili është përballut pesë herë me Barcelonën këtë sezon. Por, nuk e di vallë Fergusoni që Murinjo ka dalë humbës dhe i turpëruar nga këto sfida?! Sigurisht që e di. Ferguson ka thënë se shpreson që finalja e Ligës së Kampioneve të jetë spektakolare. Ai ka thënë se ky sezon ka qenë i mrekullueshëm për Junaited, që do të jetë i gatshëm ta përballojë në mënyrën më të mirë të mundshme Barcelonën më 28 maj.

No comments:

Post a Comment