Përrenjas, rrihet shoferi i kandidatit të PD-së

ELBASAN- Rrihet shoferi i kandidadit të “Aleancës për qytetarin” për bashkinë e Përrenjasit, dhunohen dy personat që udhëtonin me të dhe dëmtohet automjeti.Ngjarja ka ndodhur në orët e natës dhe është bërë publike nga policia mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë së Elbasanit mësohet se pre e dhunës nga tre persona ka rënë

Asqeri Karriqi, shoferi i Bajazit Karriqi, që garon në siglën e “Aleancës për qytetarin” për bashkinë e Përrenjasit.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, Bajazit Karriqi nuk ka qenë në makinë. Tre persona, identifilkuar si Ylli Kanani, Vladimir Torra dhe Dritan Kanani i kanë zënë pritë automjetit në pronësi të kandidatit demokrat dhe fillimisht e kanë qëlluar me sende të forta.

Më pas kanë dhunuar shoferin e pas tij edhe dy personat që udhëtonin me të, shtetasit Xhulio Haberi dhe Arton Kukli.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9 vjecare, “Zihni Golemi”, në aksin që lidh Përrenjasin me Librazhdin.

Pas ngjarjes, është mundur të arrestohet Ylli Kanani, ndërkohë që dy të tjerët e akuzuar për dhunën janë shpallur në kërkim.

No comments:

Post a Comment