Berisha: Rezultatin e këtyre zgjedhjeve do e përcaktojë Facebook-u

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë sot se rezultatin e këtyre zgjedhjeve do e përcaktojë rrjeti social Facebook.“Përsa i përket Facebook-ut, ju e keni marrë vesh, nuk kam ç’të them, por, të dashur zotërinj ministra, të dashur qytetare e qytetarë, duket se kësaj radhe Facebook do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Mosha dixhitale është bërë dimensioni më i ri dhe ndofta ndër më madhorët në këtë proces zgjedhor, në këtë fushatë elektorale. Ndaj ne do të vazhdojmë të ecim me shpejtësi drejt kësaj moshe,” tha Berisha.

No comments:

Post a Comment