85-vjeçari kalon Atlantikun me një trap

Një 85-vjeçar nga Londra, Anthony Smith, kaloi me sukses Oqeanin Atlanik nëpërmjet një trapi të ndërtuar me kallama të gjatë dhe dërrasa. Smith përshkroi një rrugë prej 4 596 kilometrash në 66 ditë, në një udhëtim që kishte edhe një karakter humanitar, pasi me vete transportonte mesazhin sensibilizues të një miliardë njerëzve në botë që jetojnë pa ujë të pastër. Nëpërmjet këtij udhëtimi, ish-prezantuesi i “BBC Tomorrow World”, arriti të grumbullonte 50 mijë paund për fondacionin bamirës “WaterAid”.
”Kaluam një Oqean dhe për më shumë se dy muaj, u rikthyem të mendonim se si ka mundësi që në një plan të përbërë në shumicën e tij nga ujë, sot ka njerëz që vuajnë nga etja apo nga mungesa e ujit të pastër të pijshëm”, deklaroi 85-vjeçari.

No comments:

Post a Comment